Site icon Telegrafi

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare dhe malore

Foto: Ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se më 15 qershor do të hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore.

Rama në një postim në Facebook shkruan se kjo po bëhet për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

“30 qendra shëndetësore verore do të hapen më 15 Qershor në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version