Site icon Telegrafi

Sezoni i ri, Bayer Leverkusen i njëjti: Xhaka super gol, Wirtz shkëlqen, fitoren në minutën e 101-të

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore si mysafir i Borussia M’Gladbach me rezultat 3-2 në ndeshjen hapësë të Bundesligas, ku Granit Xhaka kontriboi me një super gol.  

Ndeshja hapëse e edicionin e ri të Bundesligas,  nis me një gol spektakolar nga distanca të shënuar nga Granit Xhaka. 

Zhvillohej minutën e 12-të, Xhaka nga një top i kthyer me një goditje të fuqishme pothuajse nga 30 metra arriti të shënojë për 1-0.  

 

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 38-të, Florian Wirtz dërgoi rezultatin në 2-0 në të mirë të kampionëve gjerman. 

Në fundin e pjesës së parë, vendasit shënuan me Tim Kleindienst, por goli u anulua nga VAR, ndërsa me ë filluar pjesa e dytë , ndeshja u ndërpre për disa minuta shkaku i fishekzjarreve.  

Borussia M’Gladbach u kthye në lojë në minutën e 60-të me golin e shënuar nga Nico Elvedi për 2-1. 

 

Kjo iu dha trimëri vendasve dhe vazhduan me sulme, ku Tim Kleindienst shënoi për 2-2 pas asistimit të Kevin Stoger. 

Por, Bayer Leverkusen siç jemi mësuar tashmë nga sezoni kaluar, fituan penallti në kohën shtesë dhe Wirtz pasi gaboi njëherë nga topi i kthyer shënoi për 3-2. 

 

Aspirinat e nisin mbrojtjen e titullit me një fitore në një fushë të vështirë. /Telegrafi/  

Exit mobile version