Arsenali e ka nisur me humbje ndaj Brentford, sezonin e ti të Ligës Premier, duke u mposhtur me rezultat 2-0.
Një ndeshje emocionuese ishte kjo, pasi stadiumi “Brentford Community” ishte i mbushur përplot me shikuese (mbi 17 mijë) pas plot 522 ditësh.
Vendasit me ndihmës e shikuesve ishin më të mirë në fillim, duke iu afruar më shumë portës.
Goli i parë erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes, kur Sergi Canos me një goditje të fortë shënoi për 1-0.
Sergi Canos scores Brentford’s first Premier League goal in 74 years
Brentford 1-0 Arsenal #BREARShttps://t.co/l9m6dWq6wx
— Arsenal Best Goals & Videos (@AFCBestGoals) August 13, 2021
Arsenali nuk kishte asnjë rast për të përmendur në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Emile Smith RoWe rrezikoi i pari, por nuk kishte suksese.
Brentford gjetën golin e dytë në minutën e 73-të, kur nga një rivënie anësore topi shkoi në zonë dhe nga tollovia përfitoi Christian Norgaard që shënoi për 2-0.
Brentford 2-0 Arsenal
Norgaard scores and it was a poor poor goal to concede #BREARShttps://t.co/OwVwz9C2Tt
— Arsenal Best Goals & Videos (@AFCBestGoals) August 13, 2021
Arsenali rrezikoi me Granit Xhakën, Nicolas Pepen dhe Bukayo Sakan, por nuk arritën të shënonin.
Defeat at Brentford. #BREARS
— Arsenal (@Arsenal) August 13, 2021
Topçinjtë e nisi shumë keq edicionin e ti ri në Ligën Premier, ndërsa ishte një start i madh për Brentford, që kthehen në elitë me fitore pas 74 vitesh. /Telegrafi/