Site icon Telegrafi

Sezoni i katërt i “Barber Shok” nis të shtunën

Foto: Instagram

Emisioni “Barber Shok” pati tri sezone të jashtëzakonshme me mysafirë e personazhe të ndryshme të showbizit.

Pas sukseseve të mëdha që shënoi në të kaluarën, programi pritet që këtë javë të fillojë me sezonin e katërt.

Nën moderimin e Fis Junikut, sezoni i katërt do të nisë nesër (e shtunë) në ora 22:00 në RTV Dukagjini.

Dhe si personazh të parë të ftuar për këtë sezon do të ketë reperin e labelit “P.I.N.T”, Semiautomvtic.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fisnik Juniku

Ky i fundit do të shpalosë gjithçka në lidhje me jetën dhe karrierën profesionale në “Barber Shok”.

Foto: Screenshot/YouTube

Se çfarë befasi të tjera do të ketë, e si do të jetë ky vazhdim, pritet të shihet nga dita e nesërme (15 tetor).

Krahas promos së sezonit, më poshtë do ua sjellim edhe promon e episodit të parë:

/Telegrafi/

Exit mobile version