Ndërkohë, Bordi konstatoi edhe një herë se KB Vëllaznimi, duke mos qenë në gjendje t’i përmbushë obligimet ndaj FBK-së dhe duke mos pasur palestër në dispozicion dhe mungesë të kushteve për garim korrekt në Superligë, tërhiqet nga garimi në Superligë, dhe kjo e fundit në sezonin 2013/14 do t’i ketë 8 ekipe: Peja, Sigal Prishtina, Bashkimi, RTV21, Trepça, Drita, Besa e Kastrioti.
Bordi miratoi propozimin që turneu final i Kupës së Kosovës të organizohet në fundjavën para fillimit të ciklit të fundit të sezonit të rregullt (xhiroja e 22-të).
Po ashtu, u mor vendimi që afati i fundit për ndërrim të lojtarëve në ekipe të jetë 72 orë para fillimit të ciklit të fundit të sezonit të rregullt (xhiroja 22).
Bordi miratoi propozim – ndryshimet e Propozicioneve të Garave për sezonin 2013/14, përfshi ndryshimin e modelit të topave (Superliga dhe Liga e Parë e meshkujve do t’i zhvillojnë ndeshjet me topa të markës Spalding tipi TF – 1000).
Bordi i FBK-së miratoi marrëveshjen për partneritet me kompaninë IPKO, ndërsa u emërua edhe Këshilli Profesional në përbërje: Bekim Maxhuni – kryetar, Shkëlzen Fetiu, Arben Polloshka, Arianit Shala dhe Elvira Dushku – anëtarë.
Nëprill të vitit 2014 në Suharekë do të organizohet ALL STAR ndeshja, memoriali Isuf Lumi, për nder të ish kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të FBK-së, Isuf Lumi. /Express/Telegrafi/