Telegrafi

Sezoni i festave, pritje të gjata edhe në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut

Me rastin e festave të fund vitit janë shtuar edhe radhët nëpër pikë kalimet kufitare.

Pos pikave kufitare me Serbinë nga ku vijnë pjesa më e madhe  e mërgimtarëve në Kosovës, gjatë ditës së sotme në një periudhë të ditës ka pasur pritje të gjata për të hyrë në Kosovës edhe nga pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Kështu rreth orës 17:00 pritjet për të hyrë në Kosovë nga Maqedonia e veriut kanë qenë deri në një orë.

Për këtë Telegrafi ka siguruar edhe një video.

Mirëpo në bazë të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjatë orëve të mbrëmjes situata në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë janë stabilizuar dhe nuk ka pasur pritje./Telegrafi/