Video-loja shumë e kërkuar, që luhet nëpërmjet internetit, Destiny 2 do të lansohet në fillim të vitit që vjen.
Që ku u zhvillua nga Bungie dhe u shpërnda prej Activision para dy vitesh, kjo lojë do të kalojë në një kapitull tjetër prej pesë marsit, transmeton Telegrafi.
Pamjet e shpërndara e tregojnë Drifter, duke luftuar në ambiente të ndryshme dhe në forma tjera, në krahasim me ato që i kemi parë më herët.
Gjithçka vazhdon të jetë agresive, ndërsa duhet pasur kujdes të shtuar, në mënyrë që të arrihet deri në nivelet më të larta. /Telegrafi/