Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Aktorja ka paralajmëruar se së shpejti do të bëhet nënë, ndërsa shtatzëninë e ka konfirmuar përmes një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
30-vjeçarja është fejuar me Sadoskin në shtator të këtij viti, vetëm gjashtë muaj pasi nisën lidhjen.
Çifti u njoftua gjatë xhirimeve të filmit “Last Word”. /Telegrafi/