Në ngjarjen e madhe të All Star është mbajtur edhe gara për shkathtësi në NBA.
Nëntë basketbollistë kanë marrë pjesë në tre skuadra të ndryshme.
E para ka qenë ekipi i Antetokounmpos me Giannis, Thanasis dhe Alex Antetokounmpo. Por në mungesë të Giannis, vendin e tij e zuri bashkëtlojtari te Milwaukee Bucks, Jrue Holiday.
Tek skuadra e Jazz ishte fundori Collin Sexton së bashku me Jordan Clarkson dhe Walker Kessler.
Ndërkohë në ekipin e të rinjëve ishin treshja Paolo Bachero i Orlando Magic, Jaden Ivey i Detroit Pistons dhe Jabari Smith Jr i Houston Rockets.
Pas tre garave shumë interesante të shkathtësive, në fund ishin basketbollistët e Utah Jazz që fituan çmimin ‘NBA Skills Challenge’. /Telegrafi/