Site icon Telegrafi

“Sex and the city” nuk duhet të kishte fund të lumtur

Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth, historia e të cilëve u kthye për ca vite të mirë në përrallën më të bukur moderne të dashurisë, nuk duhet të kishin shijuar fundin e lumtur.

Candace Bushnell, autorja e serialit që na çmendi të gjithëve “Sex and the city”, ka deklaruar për “Guardian” atë që askush nuk e priste askush.

“Në jetën e serialit Carrie dhe Big nuk do kishin përfunduar bashkë. Por publiku i donte. Dashuria e tyre ishte një si punë biznesi”.

Por “Sex and the City”, në transmetim në vitet 1998 -2004, na bëri realitet atë që ëndërronim ne, pjesa dërrmuese.

Ndryshe, aktorja në jetën reale është e martuar që nga viti 1197 me aktorin Matthew Broderick ndërsa Noth ka pesë vjet që ka kurorëzuar lidhjen me Tara Wilsonin, “Miss West Virginia USA 2000”. /Telegrafi/

Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick

 

Tara Lynn dhe Chris Noth
Exit mobile version