Telegrafi

Sevilla transferon Vazquezin

Fituesi i Ligës së Evropës ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane për shërbimet e fantazistit, Franco Vazquez.

Mesfushori me tipare sulmuese i Palermos, Franco Vazquez do të ketë sot testet mjekësore të tij me Sevillan, përpara një transferim zyrtar.

Futbollisti më i mirë i Palermos në vitet e fundit nuk ka gjetur asnjë kërkues të  kënaqshëm në Itali, vetëm një interesim të shkurtër nga Milani.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Pas kësaj, Vazquez ka vendosur të përfundoi avanturën e tij duke zgjedhur të largohen nga kampionati italian, Serie A.

Sipas ekspertit të merkatos në italia, Gianluca Di Marzio, Vazquez do t’i nënshtrohen testeve të tij mjekësore me klubin spanjoll këtë mëngjes, pas të cilës ai do të nënshkruajë një kontratë në përputhje me kushtet që tashmë janë rënë dakord. /Telegrafi/