Telegrafi

Sevilla shokon Barcelonën (Video)

Sevilla ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Barcelonës.

Andaluzianët kanë gjetur golin e parë të ndeshjes ndaj Barcelonës në derbin e javës së 11-të të La Ligas.

Ishte mesfushori spanjoll, Vitolo, i cili gjunjëzoi portierin Marc Andre Terstegen pas një kundërsulmi.

Goli i Vitolos erdhi në minutën e 15-të pas asistimit të Pablo Sarabias. /Telegrafi/