Telegrafi

Sevilla i shënon Juves (Video)

Sevilla ka kaluar në epërsi kundër Juventusit në Ramon Sanchez Pizjuan.

Andaluzianët ia dolën që të kalojnë në avantazh që në minutën e nëntë të sfidës së rëndësishme të Grupit H.

Nicolas Pareja e priti një top jashtë zone dhe goditja e tij nuk u ndal nga Gigi Buffon.

Juve duhet ta fitojë këtë ndeshje për të shpresuar për vendin e parë në grup. /Telegrafi/