Site icon Telegrafi

Sevilla i reziston ofertës së lartë, refuzon 55 milionë euro për mbrojtësin Kounde

Jules Kounde është bërë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë pas një vitit ë jashtëzakonshëm ne Sevillën.

Mbrojtësi i talentuar francez ishte i pakalueshëm në mbrojtje, teksa ka rritur shumë vlerën e tij.

Sevilla është ka përballet me shumë kërkesa për yllin e saj, teksa javë më parë ka refuzuar Real Madridin dhe Barcelonën për të.

Por fituesit e Ligës së Evropës sapo kanë refuzuar edhe një ofertë të lartë prej 55 milionë euro për francezin, përkundër se një vit më parë shpenzuan vetëm 25 milionë për ta blerë nga Bordeaux.

Jules Kounde. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Ka qenë gjiganti anglez Manchester City që ka bërë ofertën prej 55 milionë eurove, por që është hedhur poshtë nga Sevilla.

Klubi spanjoll i ka bërë të qartë Cityt dhe Pep Guardiolës se lojtari mund të largohet nga Ramon Sanchez Pizujan vetëm nëse paguhet klauzola e tij.

21-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 90 milionë euro dhe nëse City do ta paguante atë atëherë Kouame do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.

Reprezentuesi francez ka një kontratë me Sevillën deri në qershor të vitit 2024.

Kouame në vitin e tij të parë me Sevillën zhvilloi 40 ndeshje, ku shënoi edhe dy gola e bëri një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version