Telegrafi

Sevilla me ofertë të re për Martialin

Sevilla është duke tentuar me çdo kusht transferimin e Anthony Martial nga Manchester United.

Sipa asaj që raporton gazetari Ekrem Konur, skuadra spanjolle tashmë është në kontakte të avancuara me agjentin e lojtarit francez.

Ishte raportuar që Paris Saint-Germain po tenton transferimin e tij, mirëpo aktualisht vetëm Sevilla ka bërë ofertë zyrtare.

Manchester United i ka dhënë dritën e gjelbër Martialit që të largohet, mirëpo ende nuk ka ndonjë marrëveshjes mes të trija palëve.

Djajtë e Kuq aktualisht po kërkojnë 30 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo Sevilla nuk ofron më shumë se 20.

Andaj, një marrëveshje e kënaqshme për të dyja palëve mund të mbyllet në shumën e 25 milionë eurove, pasi sulmuesi është i vendosur që të largohet. /Telegrafi/