Telegrafi

Sevilla nuk dëshiron ta shesë Fabianon

Braziliani është lidhur me një largim nga Sevilla që nga fundi i sezonit, me Manchester United dhe Milanin si opsione të mundshme të transferimit të tij.

“Sipas informatave të mia, Luis Fabiano do të mbetet me ne. Kam lexuar shumë fjalët e tij, por flas vazhdimisht me të dhe ai është i vetëdijshëm për pozitën e klubit, që deri tash nuk ka marrë asnjë ofertë formale”.

“Nëse arrin një ofertë nga një klub i madh që paguan klauzulën blerëse të tij, atëherë braziliani do të largohet. Përndryshe ai është i lumtur me ne dhe ne nuk e përjashtojmë mundësinë e vazhdimit të kontratës”, ka thënë Monchi. /Telegrafi/