Sevilla ka arritur të shënojë fitore të thellë me rezultat 3-2 ndaj Real Madridit në Ramon Sanchez Pizjuan.
Sevilla ishte dominuese nga fillimi i takimit në kështjellën e saj, aty ku Real Madridi nuk ka përgjigje që dy sezone.
Ben Yedder e hapi serinë e golaave në minutën e 26-të me asistimin e Luis Murielit.
Në minutën e fundit të pjesës së parë Layun ishte ai që realizoi për 2-0 dhe epërsinë solide të vendasve.
Mbretërit pati rastin t’i kthejë në lojë kapiteni i tyre, Sergio Ramos, i cili humbi penaltinë nëminutën e 58-të.
Sërish Ramos u bë protagonist për të keq në minutën e 84 kur shënoi një autogol për 3-0.
Mayoral pas tri minutash shënoi edhe golin e nderit në këtë takim për Realin për 3-1.
Krejt në çastet e fundit ishte Ramos që realizoi nga penaltia për 3-2 duke mbyllur natën megjithatë në mënyrë pozitive.
Kjo sfidë ishte e parëndësishme për Realin, por shumë e rëndësishme për Sevillën që tash ka 54 pikë në vendin e shtatë, duke qenë shumë afër një kualifikimi në Ligën e Evropës. /Telegrafi/