Telegrafi

Sevilla në vend të katërt

Andaluzianët kanë shënuar fitore me rezultat 2-1 përballë Los Che, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma.

Heroi i vendasve në këtë takim ishte Alvaro Negredo, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë për t’ia siguruar tre pikë ekipit të tij.

Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët në këtë takim, ishte ngushtimi i rezultatit me golin e David Navarros në minutat shtesë.

Pas kësaj fitoreje, Sevilla ngjitet në pozitën e katërt me tre pikë më pak se Valencia që gjendet në vendin e tretë, dhe me nga dy pikë më shumë se Mallorca dhe La Coruna që mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë. /Telegrafi/