Sevilla është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropa Ligës pasi ka eliminuar Athletic Bilbaon pas gjuajtjes së penaltive.
1-2 ishte rezultati i kohës së rregullt të takimit të dytë çerekfinale. Aritz Aduriz dhe Raul Garcia shënuan golat për Athletic Bilbaon, ndërsa Gameiro realizoi golin e parë për Sevillan si vendase.
Pasi Sevilla kishte fituar 1-2 si mysafir në ndeshjen e parë gjithçka u drejtua në dy vazhdime nga 15 minuta. Pasi as aty nuk u realizua asnjë gol, takimi u vendos në penalti.
Në penalti, vendasit ishin më të saktë duke fituar 5-4.
Në gjysmëfinale pos Sevillës janë kualifikuar edhe Villarreal, Shakhtari dhe Liverpooli.
https://www.youtube.com/watch?v=OIavvZtiGWM