Telegrafi

Sevilla mposht Mallorcan

Takimi i zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin Sanchez Pizjuan, ndërmjet Sevillas dhe Mallorcas, ka përfunduar me fitoren e andaluzianëve me rezultat prej 2-0.

Sebastien Squillaci kaloi vendasit në epërsi (17’), ndërsa Perotti dyfishoi epërsinë (25’), kështu që me rezultatin e pjesës së parë përfundoi ndeshja.

Me këtë fitore, Sevilla ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, aq sa kanë skuadrat lidere në tabelë, me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.