Telegrafi

Sevilla mendon blindimin e portës, lidhet me tre super portier

Portieri i Paris Saint-Germain, Salvatore Sirigu është portieri i fundit që lidhet me Sevillan, pas Joe Hart dhe Diego Alves.

Sipas Estadio Deportivo, portieri i reprezentacionit italian është duke u lidhur me një kalim në Ramon Sanchez Pizjuan, ku thuhet se një ofertë tashmë është bërë nga Los Rojiblancos deri te parisienët.

Edhe Napoli janë gjithashtu të prirur për Sirigun, por ‘gardiani’ i portës kërkon garanci për të qenë zgjedhja e parë, të cilën ai do të marrë në Sevilla, por jo edhe në Napoli.

Lexo po ashtu Gameiro: Refuzova Barcelonën për Atleticon!

Sevilla mendohet se kanë bërë një qasje për një huazim fillestar me qëllim të një transferimi të përhershëm dhe ky transferim mund të bëhet shumë lehtë.

Ndërsa, dy portierët tjerë janë më vështirë të arritshëm, pasi Everton sigurojnë konkurrencën për Hartin e Manchester City dhe Barcelona po lidhet ngushtë me portierin e Valencias, Alves. /Telegrafi/