Telegrafi

Sevilla kthehet në lojë me dy gola të shpejtë (Video)

Sevilla është kthyer në lojë me dy gola të shpejtë ndaj Liverpoolit duke e ngushtuar rezultatin në 3-2.

Ben Yedder që është kthyer në lojtarin kryesor të andaluzianëve ka shënuar dy herë.

Ben Yedder ka shënuar në minutën e 51-të dhe 60-të për ta ndezur përsëri lojën.

Liverpooli kishte shënuar tri herë në pjesën e parë me Firminon dy herë dhe një herë me Mane.

Liverpooli duhet ta ruajë fitoren nëse e do kualifikimin që sonte me vendin e parë. /Telegrafi/