Telegrafi

Sevilla kërkon më shumë para për Fabianon

Oferta prej rreth 15 milionë euro për sulmuesin brazilian u refuzua gjatë të martës mbrëma pasi Sevilla nuk dëshiron të dëgjojë për më pak se 20 milionë euro.

“Negociatat janë komplekse, por Milani nuk ka bërë ofertë formale. Ne jemi pronarë të kontratës së lojtarit. Milani nuk ka para të transferojë Fabianon”, ka thënë presidenti i klubit spanjoll, Del Nido.

“Ofertën e parë që e kemi pranuar nga ta, ka qenë e vlefshme vetëm lojtar rezervë. Kjo ishte ofenduese. Luis e ka rinovuar kontratën me ne dhe unë vërtet mendoj se ai do të mbetet në Sevilla edhe për dy vite të tjera”, ka shtuar spanjolli.