Site icon Telegrafi

Sevilla ka frikë se Man Utd do të përmbushë klauzolën e blerjes së Kounde

Klubi spanjoll, Sevilla ka frikë se Manchester United do të përmbushë klauzolën e blerjes së Jules Kounde në afatin kalimtar të janarit.

Sevilla anuloi një ofertë prej 42.5 milionë funtesh nga Chelsea për francezin gjatë verës, duke kërkuar që Blutë të përmbushnin çmimin e kërkuar prej 69 milionë funtesh.

Ata tani janë të shqetësuar se mund të humbasin Kounde në afatin e ardhshëm të transferimeve, por janë rivalët e Chelseat në Ligën Premier, Unitedi që po shkaktojnë shqetësimin.

Lexo po ashtu Manchester United rivalizon Chelsean për Kounden

Sipas gazetës AS, Unitedi mund të hyjë në garë dhe të mposht Chelsean me nënshkrimin e Kounde, ndërsa ata kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre në mbrojtje.

Nënshkrimi i madh i verës, Raphael Varane është dëmtuar, ndërsa kapiteni Harry Maguire ka vazhduar me paraqitje të dobëta këtë sezon.

Sipas raportit, Unitedi, i cili aktualisht është në vendin e gjashtë pas katër humbjeve, po monitoron mbrojtësin francez dhe mund të përmbushë kërkesat e Sevillas. /Telegrafi/

Exit mobile version