Site icon Telegrafi

Sevilla – Inter, mbyllen 45 minutat e para të finales në EL – shënohen katër gola, por gjithçka e barabartë

Sevilla - Inter. (Photo by Martin Meissner/Pool via Getty Images)

Kanë përfunduar 45 minutat e para në finalen e Ligës së Evropës.

Ka qenë një pjesë e parë e jashtëzakonshme ku janë shënuar katër gola, por në fund rezultati është i barabartë 2-2.

Romelu Lukaku në minutën e pestë nga penalltia dhe Diego Godin në minutën e 36-të shënuan golat për Interin.

Sevilla – Inter . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Ndërkohë për klubin spanjoll të Sevillës, sulmuesi holandez Luuk de Jong realizoi dy gola në minutat 12 dhe 33.

Është një finale që është kontrolluar më shumë nga Sevilla në pjesën e parë, me klubin spanjoll që ka pasur shtatë tentime në portën e Interit, teksa italianët patën katër sosh.

Edhe sa i përket posedimit të topit ai i takoi Sevillës 58-42 përqind. /Telegrafi/

Exit mobile version