Matias Kranevitter ka kaluar nga Atletico Madrid tek Sevilla, në një huazim të thjeshtë 1-vjeçar.
Sevilla ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për huazimin e mesfushorit argjentinas, Matias Kranevitter.
Të dy klubet e La Liga kanë konfirmuar se Kranevitter është vendosur për të kaluar sezonin e ardhshëm në Sevilla, duke kaluar fillimisht testet mjekësore dhe duke nënshkruar më pas kontratën.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Kranevitter do të forcojë radhët e mesfushës së Sevillas pas largimit të dyshes Grzegorz Krychowiak dhe Ever Banega, ku i pari kaloi te Paris Saint-Germain, teksa i dyti në Inter.
23-vjeçari iu bashkua Atleticos në vitin 2015 nga River Plate, por nuk dha impaktin e duhur duke u huazuar përsëri në Argjentinë në muajin janar deri në qershor. /Telegrafi/