Telegrafi

Sevilla futet fuqishëm në garë për Adnan Januzajn

Sevilla synon të forcojë sulmuesin e saj në këtë afat kalimtar dimëror dhe Adnan Januzaj është një nga kandidatët serioz.

Afati kalimtar sapo ka nisur dhe ka shumë emra që fliten në këtë moment për të gjitha skuadrat, ndërsa te Sevilla spikat ai i Januzajt.

Sipas gazetarit turk Ekrem Konur, Sevilla është e interesuar për anësorin shqiptar, jo për verës, por tani në këtë muaj.

Nëse marrëveshje arrihet, atëherë afër 8 milionë euro do t’i takojnë Real Sociedadit, klubi ku aktualisht luan Januzaj.

Monchi ka katër javë kohë dhe synimi i tij nuk është tjetër veçse të kënaqë sa më shumë Julen Lopeteguin, por edhe të ketë skuadër sa më të mirë për të luftuar për kreun.

Januzajt ka kontratë deri më 30 qershor dhe për shkak të karakteristikave të tij, ai mund të përshtatet në mënyrë perfekte në skuadrën aktuale të Sevillas./Telegrafi/