Telegrafi

Sevilla fiton, Stuttgart barazon

I pari që gjeti portën e mysafirëve ishte sulmuesi brazilian Luis Fabiano, në fund të pjesës së parë të ndeshjes (45’), pas një pasimi të shkëlqyeshëm nga Renato. Ky i fundit ishte ai që vulosi rezultatin për Sevillan, duke shënuar golin e dytë në minutën e 70-të të takimit.

Në takimin tjetër, Stuttgart edhe pse kaloi i pari në epërsi, nuk arriti ta ruajë këtë, duke nxjerrë vetëm një barazim 1-1 në fushë të vet përballë skocezëve të Rangers.

Golin për vendasit e shënoi Pavel Pogrebnyak (18’), ndërsa barazimin mysafirëve ua solli Madjid Bougherra, 13 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (77’).