Sevilla ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales së Europa Leagues.
Pjesa e parë ishte e balansuar me një dominim të pjesshëm të vendasve.
Me të filluar pjesa e dytë, Aritz Aduriz, ai që shënoi për 1-0 (48′).
Shpejt u përgjigj Kolodziejczak (56′) dhe ishte ai që barazoi rezultatin në 1-1.
Krejt në fund të takimit Iborra (83′) shënoi për 2-1 dhe fitoren e Sevillas në këtë takim.
Me këtë fitore në San Mames, Sevilla ka përparësi për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Ramon Sanchez Pizjuan. /Telegrafi/