Site icon Telegrafi

Sevilla e gatshme ta shes Kounden, por i cakton një çmim të lartë

Jules Kounde është njëri nga mbrojtësit më të mirë për momentin në La Liga.

Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me fanellën e Sevillës dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Manchester City, Chelsea, Manchester United, Liverpool, Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint Germain janë vënë pas tij.

22-vjeçari falë paraqitjeve fantastike ka rritur ndjeshëm edhe çmimin e tij në tregun e transferimeve.

Sevilla është gati ta shes lojtarin në verë dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.

Sipas mediave spanjolle, Sevilla do të pranojë vetëm ndonjë ofertë mbi 80 milionë euro për qendërmbrojtësin e talentuar. /Telegrafi/

Exit mobile version