Telegrafi

Sevilla dhe Atletico në përballjen kryesore të javës – formacionet zyrtare

Në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së 29-të në La Liga ndërmjet Sevillas dhe Atletico Madridit.

Andaluzianët janë në vend të katërt në renditjen tabelare me 55 pikë, nëntë më shumës e Real Betisi që ndodhet një vend më poshtë.

Në anën tjetër, lideri i kampionatit spanjoll ka vetëm tri pikë më shumë se Real Madridi, ashtu që synon të distancohet më shumë.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Julen Lopetegui dhe Diego Simeone, të cilët i kanë përgatitur formacionet me të cilat do ta nisin sfidën.

Formacioni startues i Sevillas: Bono – J. Navas, Kounde, Diego Carlos, Acuna – Fernando, Jordan, Rakitic – Suso, Ocampos, De Jong.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Hermoso, Gimenez, Felipe, Lodi, Trippier; Koke, Saul, Llorente; Suarez, Lemar.

/Telegrafi/