Telegrafi

Sevilla afër Joveticit

Malazezi ka disa oferta nga klubet italiane

Sevilla është shumë afër transferimit të Stevan Joveticit.

Presidenti i Sevillas thotë se ai shpreson se shumë shpejt mund të kenë fund të suksesshëm negociatat për lojtarin Nerazzur.

“Ne po flasim për një lojtar të mrekullueshëm që ne shpresojmë që mund ta marrim dhe t’ia vëmë në pah aftësitë e tij”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga TRANSFERIMET E LOJTAREVE

“Mendoj se ne mund të arrijmë fund të suksesshëm, por nuk më pëlqen të flas për gjërat që nuk janë finalizuar”, u shpreh presidenti i Sevillas.

Jovetic nuk arriti që të përmbushë potencialin që Nerazzurët pritën prej tij në periudhën sa qëndroi në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/