Telegrafi

Sevilla 0-0 Barcelona, notat e Messit dhe të tjerëve

Lionel Messi. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Sevilla dhe Barcelona kanë ndarë pikët teksa kanë luajtur baras në derbin e javës së 30-të në La Liga.

Dy skuadrat e mëdha spanjolle luajtën pa gola 0-0 në derbin e javës në Ramon Sanchez Pizujan.

Ishte një ndeshje ku dy skuadrat patën raste të mira, por edhe për meritë të portierëve portat mbetën të pa prekura.

Lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Nelson Semedo 7,6.

Sevilla -Barcelona. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

Notë të lartë mori edhe Lionel Messi 7,5 ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Jordi Alba, Sergio Busquets, Gerrard Pique, Clement Lenglet e Marc Andre Ter Stegen.

Tek sevilla notat më të larta i morën reparti defensivë, ku shkëlqyen dyshja Kound dhe Diego Carlos në qendër të mbrojtjes si dhe braziliani Fernando. /Telegrafi/