Site icon Telegrafi

Seven Saraqi sonte publikon projektin e ri, dy këngë brenda një video (Foto)

Këngëtari Seven Saraqi sot (e shtunë), do të sjellë në treg dy këngët e tij më të reja “Shtinja flakën”, dhe “Edhe njo”.

Lajmin për këtë projekt, e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes disa fotografive të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Ai ka treguar ka rreth një muaj që po punon për këtë projekt, dhe më e çuditshmja është se për herë të parë do të prezantohet para publikut shqiptar një projekt i tillë, i cili përmban dy këngë brenda një video.

Këngët dhe videoklipi do të publikohen sonte në orën 18:00 në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version