Site icon Telegrafi

Seven Saraqi publikon videon e shkurtër e këngës së re

Ai solli muajin e kaluar këngën “Lulija” në bashkëpunim me Melinda Ademin.

Bëhet fjalë për Seven Saraqin, i cili duket se do të ketë një verë të nxehtë me projekte të ndryshme.

Këngëtari ka bërë të ditur se është duke punuar në këngën e re, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.

Ai ka zbuluar edhe titullin e këngës, videon e së cilës është duke e punuar kompania e mirënjohur Entermedia.

“Ku je. Po vjen së shpejti”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, 25-vjeçari, i cili ka publikuar edhe një video të shkurtër.

Lexo po ashtu Seven Saraqi e pranon: Kam pasur marrëdhënie seksuale me këngëtare shqiptare

Theksojmë se kënga e fundit e Saraqit, e cila është një ripërpunim, është shikuar mbi 3.6 milionë herë në YouTube.

Përndryshe, Seven Saraqi vazhdon të jetë një emër mjaft aktiv dhe i angazhuar në projekte të reja dhe koncerte të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version