Telegrafi

Seven Saraqi publikon këngën e re “City Of Angels”

Foto: Seven/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar, Seven Saraqi, kaq publikuar së fundmi këngën e tij më të re me titull “City Of Angels”.

Kënga është ritmike e zhanrit RnB, gjersa ka pak të përfshirë edhe rrymën hip-hop.

Muzika është punuar nga producenti i huaj Kavi, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Seveni.

Foto: Seven/YouTube

“City of Angels” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ana vizuale i është besuar produksioni të huaj 58TH and Fair.

Ka tash e sa kohë që Seveni publikon këngë edhe për tregun ndërkombëtar dhe jo vetëm atë vendor. /Telegrafi/