Telegrafi

Seven Saraqi paralajmëron këngën e re

Seven Saraqi (Foto: Instagram)

Ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij.

Bëhet fjalë për këngëtarin shqiptar, Seven Saraqi, i cili tash e një kohë është duke punuar në projekte të reja dhe pritjes siç duket i erdhi fundi.

Reperi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se shumë shpejt do e sjellë projektin e ri muzikor, apo të paktën kështu lë të kuptohet me postimin e fundit të publikuar në InstaStory.

Seven Saraqi po vjen me këngë të re (Foto: Instagram)

“Muzika e re më në fund po vjen. Ju premtoj të gjithëve se pritja ia ka vlejtur”, është mbishkrimi që ia ka lënë kësaj fotografie, duke mos zbuluar asgjë më shumë rreth këngës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Seven Saraqi

Të fundit këngë që Seveni e solli për publikun mban titullin “Si me kan zezake” dhe është një bashkëpunim i tij me reperin shqiptar, Noizyn.

Ndërkohë, në rrjetet sociale të artistit Saraqi shpesh mund të shihni pjesë nga projektet e tij të reja që pritet të lansohen në ditët në vijim. /Telegrafi/