Site icon Telegrafi

Seven Saraqi: Ende jam nën hijen e famës së prindërve

Këngëtari Seven Saraqi dje më 2 korrik, ka publikuar projektin e ri të titulluar “Ku je”.

Ai jeton në SHBA dhe është djali i çiftit të famshëm Sunaj Saraqi dhe Vera Oruçi.

Në një intervistë për “Reload”, ai ka thënë se ende nuk po mund të dalë nga “hija” e famës së prindërve.

“Ende jam nën hijen e prindërve. Tash kanë filluar të më thirrin në emër, por deri vonë më thonin ‘shikoni djalin e Verës dhe Sunajit’, më quanin këngëtar i ri”, shprehet ai.

Duke folur për projektin “Ku je”, ai ka thënë se xhirimet janë bërë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Shkup.

Saraqi ka thënë se për momentin ndodhet në Prishtinë, dhe se është duke xhiruar pamjet për një projekt të ri, i cili do të ketë motive dashurie, por me një fund të lumtur.

Projekti i ri sipas vetë këngëtarit, do të dalë më së voni pas një muaji e gjysmë./Telegrafi/

https://youtu.be/XeOKZZULlmE

Exit mobile version