Para një muaji ka sjell këngën më të fundit të titulluar “Ku je”, e cila u mirëprit prej fansave.
Tashmë ka filluar një turne të koncerteve anembanë trojeve shqiptare, por ka marrë vëmendjen edhe të rubrikave rozë shqiptare.
Këtë herë, këngëtari ka vendosur të shijojë disa pushime me shoqërinë, ku nuk mungojnë femrat seksi.
Ndër to, një vajzë i dredh të pasmet dhe nis ti bëjë kërcimin seksi “twerk”, ndërsa Seven nuk ngurron ta filmojë.
Në një intervistë për “Reload”, ai ka thënë se ende nuk po mund të dalë nga “hija” e famës së prindërve.
“Ende jam nën hijen e prindërve. Tash kanë filluar të më thirrin në emër, por deri vonë më thonin ‘shikoni djalin e Verës dhe Sunajit’, më quanin këngëtar i ri”, shprehet ai.
Projekti i ri sipas vetë këngëtarit, do të dalë më së voni pas një muaji e gjysmë. /Telegrafi/