Telegrafi

Seven Saraqi: 2020-ta do të jetë vit i ‘çmendur’

Seven Saraqi (Foto: Instagram)

Reperi i njohur shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Los Angeles, Seven Saraqi, ka qenë më pak aktiv me projekte muzikore këtë vit.

Ndonëse të shumtën e kohës e kaloi në studion e tij, ai përgjatë tërë vitit solli vetëm tri këngë të reja.

Dhe tashmë kur jemi në fund të këtij viti, shumë prej artistëve kanë paralajmëruar se në vitin e ardhshëm do kenë shumë befasi për fansat.

 

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe Seveni, ndërsa deklaron se viti 2020 do jetë i çmendur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Seven Saraqi

Ai publikoi një fotografi në InstaStory, përmes së cilës dëshmon se po punon fuqishëm për vitin në vazhdim.

Megjithatë, ua rikujtojmë se “Pse”, “Lej Foret” dhe “Ku Je” janë projektet e vitit që po e lëmë pas të Saraqit.

Seven Saraqi (Foto: Instagram)

Presim të shohim se çfarë ka përgatitur artisti shqiptar gjatë kësaj kohe, pasi ka pauzuar një periudhë të gjatë. /Telegrafi/