Këngëtari i talentuar, Seven Saraçi, është duke punuar në publikimin e projektit të ri.
Ai duket mjaft i përkushtuar në projektin e radhës që do ta publikojë dhe është në finalizim të tij.
Ai po e punon projektin e tij në Raë Stuio, një studio e mirënjohur me top producentë.
Ndryshe, Entermedia do të punojë në këtë videoklip të ri të Sevenit.
Puna e madhe ka bërë që kënga të finalizohet në pak ditë dhe pritet vetëm fillimi i xhirimeve të klipit.
Lansimi i videoklipit po ashtu pritet të bëhet brenda pak ditësh.
Seveni aktualisht është ‘single’, por gjithnjë shihet në prani të femrave. /Telegrafi/