Telegrafi

Sevdai Radogoshi-Qumili për vdekjen e Cimës: Lamtumirë miku im i zemrës

Aktori i njohur, Sevdai Radogoshi-Qumili, kishte një lidhje të ngushtë me të ndjerin Rasim Thaçi-Cima.

Një lidhje e fortë mes tyre ndodhi gjatë formimit të grupit “Treshi Përsheshi”, ku së bashku me ta ishte edhe Ibrahim Krajkova.

Derisa gjatë ditës së sotme (e premte) ndërroi jetë Cima, ngushëllimi erdhi edhe nga Radogoshi.

Foto: Instastory

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai pati rastin që të shpërndajë një fotografi me të ndjerin, duke dhënë lamtumirën e fundit.

“Lamtumirë miku im i zemrës, prehu në paqe”, ka shkruar ai në mbishkrim.

“Treshi Përsheshi” përndryshe, së bashku me tre aktorët kishte bërë bujë vite më parë.

Ata guxuan që të preknin edhe tema politike përmes humorit, duke bërë në të njëjtën kohë të buzëqeshin audiencën shqiptare. /Telegrafi/