Humoristi me i madh shqiptar Sevdai Radogoshi do të jetë ekskluzivisht vetëm në emisionet e TV Dukagjinit gjatë netëve festive.
“Gëzuar me Qumilin” do të shfaqet në orët e para të vitit 2017 derisa humori nga Qumili dhe personazhet e tjera të Sevdai Radogoshit nuk do të mungojë as në netët tjera festive.
Me këtë rast është përgatitur edhe një program i veçantë, i titulluar “Në kërkim të Babadimrit me Qumilin”, i cili do të sjell plot pika interesante humoristike vetëm për shikuesit e TV Dukagjinit në natën e parë të Vitit të Ri 2017. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QgvBPTcyPEk&t=4s
https://www.youtube.com/watch?v=Je-B7PPJTko&t=8s