Site icon Telegrafi

Seuli dhe Phenjani mbajnë samit më 27 prill

epa06633534 An undated photo released on 28 March 2018 by the North Korean Central News Agency (KCNA), the state news agency of North Korea, shows North Korean leader Kim Jong-un giving a speech during a visit to China. According to the North Korean media, Kim Jong-un visited China from 25 to 28 March at the invitation of Chinese President Xi Jinping. EPA-EFE/KCNA EDITORIAL USE ONLY

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një fshat kufitar më 27 prill, raportoi agjencia jug-koreane e lajmeve Yonhap, duke cituar zyrtarët.

Samiti – i treti i tillë që nga Lufta Koreane më 1950-53 – mund të rezultojë i rëndësishëm në përpjekjet globale diplomatike për të denuklearizuar Korenë e Veriut.

Njoftimi u bë pas një takimi të nivelit të lartë midis dy vendeve, i cili u zhvillua të mërkurën në fshatin kufitar Panmunxhom.

Këtë javë, lideri veri-korean zhvilloi po ashtu një takim të befasishëm me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në Pekin.

Në fund të majit, ndërkaq, Kim pritet të takojë edhe presidentin amerikan, Donald Trump. /Rel/

Exit mobile version