Telegrafi

Setien për fitoren e vuajtur të Barcelonës në Kupën e Mbretit: Kemi bërë shumë gabime

Quique Setien (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Quique Setien ka komentuar fitoren e vuajtur të Barcelonës ndaj UD Ibizas në kuadër të 1/16 së Kupës së Mbretit.

Barcelona fitoi 2-1 ndaj skuadrës nga liga e dytë e Spanjës, fal dy golave të Antoine Griezmannit, që u shënuan në fund të takimit.

Setien ka thënë se ata kanë bërë shumë gabime dhe kanë humbur topin lehtësisht, duke i lejuar kundërshtari të luajë lojën e tyre.

“Ne kemi bërë shumë gabime dhe bëmë ndeshjen më të lehtë për kundërshtarin. E dinim se ndeshja do të ishte e vështirë. Kemi humbur topin shumë herë dhe në pjesën e dytë kemi gjetur hapësirë”, ka thënë ai.

“Kundërshtari luftoi deri në fund të takimit, por nuk duhet që e njëjta gjë të na ndodhë sërish. Nuk kishim shumë njohuri për terrenin kundërshtar, por skuadra vazhdoi të luante dhe fituam”.

Lexo po ashtu Barcelona eliminon me shumë vështirësi UD Ibiza-Eivissan nga Kupa e Mbretit

“Ndoshta u fokusuam shumë, mirëpo nuk duhet mohuar edhe punën e Ibizas që bënë në fushë. Dëshironim të luanim ndeshjen tonë, por ata nuk na lejuan”, ka shtuar më tej Setien.

Barcelona kaloi në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit dhe tani pret të mësojë për kundërshtarin e radhës. /Telegrafi/