Telegrafi

Seti artistik i Naomi Campbell, pozon tërësisht e zhveshur për Valentino në metro

Edhe pse është 50 vjeçare, Naomi Campbell ka guxuar të pozojë në korridoret e metrosë plotësisht e zhveshur.

Modelaj e famshme ka thënë se fotografitë ishin “të papublikuara”, domethënë nuk dihet nëse ato janë realizuar para ose pas përhapjes të coronavirusit.

Në një imazh, bukuroshja është parë duke ulur në një karrige ndërsa mbante një kuletë Valentino.

Në një fotografi tjetër, ajo shihet duke pritur në platformën e metrosë zbathur, duke mbajtur një çantë tjetër Valentino.

Fotografia e tretë tregon bukuroshen me një çantë tjetër Valentino në prehër, duke etiketuar shtëpinë e modës në të tria postimet e saj.

Imazhet tronditën fansat në internet, jo vetëm për shkak të zhveshjes së saj, por sepse Campbell ka qenë veçanërisht e kujdesshme kur bëhet fjalë për të shmangur virusin. /Telegrafi/