Site icon Telegrafi

Seth Troxler – Nga Glastonbury dhe Coachella drejt Prishtinës

DJ amerikan që ka performuar në skenat më të mëdha të muzikës elektronike në botë, duke përfshi edhe festivalet më të mëdha si Glastonbury dhe Coachella po vjen drejt Prishtinës.

Zone Summer po hapet më 10 qershor, ndërsa këtë vit po sjell emra të artistëve të mëdhenj të cilët performojnë në skenat e festivaleve më të mëdha botërore, sikurse ajo e Coachella në Californi dhe Gastonbury në Mbretërinë e Bashkuar.

Në përputhje me profecinë e Mayas, Seth Troxler ishte, në të vërtetë, një dhuratë për botën e techno-s nga gjysmëgjetët intergalaktikë nga e ardhmja e largët. Thashethemet se Seth Troxler është në fakt një alien janë të pavërteta, thuhet në biografinë e tij artistike.

Troxler është DJ amerikan, nga Lake Orion, Michigan. Vepra e tij si DJ fokusohet në house dhe tekno, ndërsa ai ka prodhuar për label-at Wolf + Lamb, Crosstown Rebels dhe Circus Company, duke bashkëpunuar me artistët si Art Department, Deetron, Tiefschwarz, Matthew Dear dhe Subb.

Por në fakt, Seth Troxler bazohet në trashëgiminë muzikore të Detroit dhe Çikagos dhe ndikimet e tij përfshijnë emrat e famshëm të muzikës elektronike sikurse Richie Hawtin dhe Moodymann.

Troxler është një nga themeluesit e labelit Visionquest, si dhe udhëheqës i labelave të muzikës elektronike siç janë Tuskegee, Soft Touch dhe Play It, Say It.

Ai gjithashtu është pronari i një restorant në Londrën Lindore, të cilin e ka quajtur Smokey Tails.

Troxler ka performuar në vende të shumta dhe kyçe të industrisë, të tilla si Fabric, Circo Loco, Panorama Bar, Watergate, Warung, Womb dhe Robert Johnson, si dhe festivalet e mëdha si Festivali i Muzikës Elektronike Detroit, ZoukOut, Glastonbury, Coachella, Wonderfruit, Sónar dhe Burning Man.

Çmimet dhe vlerësimet më të mëdha që Seth Troxler i ka marrë në karrierën e tij muzikore përfshijnë titujt dhe dekorimet si: No. 1 DJ – RA Top 100 DJ Poll, 2012, No. 2 DJ – RA Top 100 DJ Poll, 2011, No. 1 Tech House DJ – Ibiza DJ Awards, 2012, si dhe No. 13 of 25 DJs that rule the world, Rolling Stone, 2012.

Exit mobile version