Telegrafi

Sesioni live në “Rave” për muajin shtator fillon me artistin Leart Rama

Në sesionin e radhës të shtatorit Rave sjell Leart Ramën, regjisorin e filmit dhe artistin visual, i cili është futur së fundmi në botën e muzikës pas psionit që kishte për ‘sound design’.

Ai vjen nga grupi Servis dhe eksploron me storytelling me anë të muzikës ambient dhe noise deri në tekno dhe trip.

Këtë të diel mund ta ndiqni livestream nga ora 20:00 në Facebook në faqen zyrtare të Rave Travel.

Gjithashtu, performancën e tij të jashtëzakonshme nga një hapësire unike në Prishtinë mund ta ndiqni edhe në faqen zyrtare të Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/