Site icon Telegrafi

Sesionet stërvitore që e bënë të njohur Chuck Norrisin

(Foto: Instagram/chucknorris)

Aktori, ish-ushtarak dhe kampion i karatesë. Ky është Carlos Ray Norris, i njohur më mirë me emrin artistik, Chuck Norris, që i ka sjellë famë botërore.

Është thënë shumëçka për aktrimin e tij, pasi ai konsiderohet si një nga klasikët e filmave aksion, por ajo që dihet më pak është se aktori është ekspert në artet marciale dhe se ka qenë kampion bote në Karate Do në vitin 1978.

Marrëdhënia e legjendës me artet marciale filloi gjatë kohës sa ishte në ushtrinë amerikane. Ai u vendos në Korenë e Jugut në vitet e gjashtëdhjeta, ku ushtroi Tang Soo Do, taekwondo dhe pak Hapkido. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara vazhdoi stërvitjen në artet marciale, duke e kombinuar atë me boks, karate, xhudo dhe jiu-jitsu braziliane.

(Foto: Instagram/chucknorris)
Lexo po ashtu Yjet e filmave aksion që kanë aftësi të vërteta në arte marciale

Si ishte stërvitja e Chuck Norris

Norris vazhdoi të ‘krijojë’ një art të ri marcial, Chuck Kuk Do, bazuar në Tang Soo Do dhe duke kombinuar elementë të të gjitha arteve marciale që i praktikonte. Ky art marcial nuk ka të bëjë vetëm me goditjet e taekwondosë dhe përmirësimin e fleksibilitetit të këmbëve, aktori gjithashtu krijoi një kod nderi në të cilin theksoi se ishte po aq e rëndësishme të zhvillohesh sa më shumë si person, aq sa duhet të jesh i këndshëm me të tjerët.

Ndihma e Van Damme në trajnimin e Norris

Një video e vitit 1984 tregon Jean-Claude Van Damme si 24 vjeçar, duke u stërvitur me Norris që asokohe ishte 44 vjeç. Në video, Chuck mund të shihet duke shkelmuar bllokun e mbajtur nga Van Damme me forcë të madhe.

Lexo po ashtu Chuck Norris, aktori që hoqi dorë nga karriera për t’i qëndruar pranë bashkëshortes së sëmurë

Filmografia e Chuck Norris

Amerikani, një legjendë e viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, ka luajtur në filma si saga “Delta Force”, “Blow for Blow”, “Together to Win” dhe “The Mercenaries” dhe shumë të tjerë të zhanrit aksion. /Telegrafi/

Exit mobile version