Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë në bashkëorganizim me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, do të organizojë një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica.
Ky sesion, mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri në ora 12:00, me rastin e 90 vjetorit të rënies së Shotë Galicës.
Me kumtesa shkencore do të paraqitën studiues nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të trajtojnë personalitetin dhe veprën e heroinës sipas këndvështrimeve dhe burimeve të ndryshme historike. Kjo luftëtare shqiptare e cila i përket periudhës në mes të dy luftërave botërore kur shqiptarët e pushtuar u ngritën në lëvizje kombëtare për çlirimin e trevave të Kosovës dhe më gjerë nga sunduesi serb, e njohur ndryshe edhe si lëvizja kaçake.
Në këtë sesion shkencor, pritet të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, kulturore e politike të vendit.